Ora News – Oketa: I gjithë procesi zgjedhor administrohet në mënyrë politikeOketa

2017-07-09 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryesuesi i listës për Tiranën nga Fryma e Re Demokratike, Gazmend Oketa tha se procesi zgjedhor është i administruar nga politika. Në një intervistë për Ora News ai shprehur shqetësim për faktin që momentalisht qeveria përbëhet nga 4 forca politike, PS, PD, LSI dhe PDIU.
Duke u ndalur te marrëveshja PD-PS, Oketa tha se me një të rënë të lapsit u ndryshua data e zgjedhjeve, u rrëzua dekreti i Nishanit, madje tha ai në mënyrë antikushtetuese u përjashtua edhe mundësia e koalicioneve.
Oketa: Katër subjete parlamentare janë në bashkëqeverisje. Kemi një proces anormal për faktin se u ulën dy individë qofshin këta edhe kryetarë partish të mëdha apo të vogla, janë zgjedhjet ato që certifikojnë peshën e secilit subjekt dhe me një të rënë të lapsit ndryshojnë datën e zgjedhjve, hedhin poshtë dekretin e Presidentit, caktojnë një datë të re, në mënyrë antikushtetuese përjashtojnë dhe mundësinë e bërjes së koalicineve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/oketa-i-gjithe-procesi-zgjedhor-administrohet-ne-menyre-politike/

Free Traffic Exchange