Cuku u vra për gjakmarrje - Top Channel Albania - News - Lajme

2017-07-09 1

I dyshuari si vrasës me page, Mikel Shallari do të dalë para Gjykatës së Krimeve të Rënda për akuzën e ekzekutimit të ish-zyrtarit të policisë, Artan Cuku, sipas nenit 78/A, që parashikon vrasjen e kryer në bashkëpunim, për interes për hakmarrje apo gjakmarrje dhe që dënohet nga 25 vjet deri në burg të përjetshëm.