Ora News - Visar Ymeri: Ja me kë do bashkëpunojë VV për qeverinë e re

2017-07-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

VV si forcë e parë në zgjedhjet e parakoheshme të Kosovës do të jetë vendimtare për qeverinë e ardhshme. Në një intervistë për Ora News, kreu i VV Visar Ymeri tha se qytetarët e Kosovës vendosën për një qeveri ndryshe. Ai argumentoi se me kë koalicion VV do të bashkëpunojë për të formuar qeverinë e re.
Visar Ymeri: Një gjë është e qartë që qytetarët e Kosovës duan një qeveri ndryshe dhe kjo qeveri ndryshe mund të bëhet nga VV. Natyrisht VV e ka edhe të mundshme edhe të duhur që të bashkëpunojë me ato forca progresive me të cilat mund të arrihet ky ndryshim. U dëshmua edhe elektoraliskisht ajo që ishte e vërtete teorikisht dhe praktikisht që VV ështe edhe konstantja e të vërtetës politike edhe konstantja e ndryshimit pozitiv në Kosovë. Në këtë rrugëtim tonin do të ketë njerëz dhe forca, subjekte progresive që do ti bashkohen këtij ndryshimi. VV nuk do të shkojë nga e keqja, por të tjerët do vijnë tek e mira. Ka gjasa dhe ka një situatë në të cilën një bashkëpunim do të jetë i mundshëm, por për këtë do ta shohim ditët në vazhdim, së pari me çertifikimin e rezultateve dhe pastaj edhe diskutimet politike.
I pyetur nëse do të kërkojë VV që të ketë ai kryeministrin e sak, Visar Ymeri u përgjigj ?PO? dhe emri është Albin Kurti.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/rajoni/visar-ymeri-ja-me-ke-do-bashkepunoje-vv-per-qeverine-e-re/