http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqetësimit publik për mungesë të plotë transparence nga ana e Bankës së Shqipërisë, lidhur me rikonstruksionin e godinës së ish-Hotel Dajtit i është bashkuar edhe anëtari i këshillit mbikëqyrës Arben Malaj. Ky i fundi nëpërmjet një statusi në Facebook i kërkon Bankës Qendrore që të ofrojë transparencë të menjëhershme lidhur me këtë proces.?Në çdo rast përballë njoftimeve apo shqetësimeve publike, Banka e Shqipërisë si çdo entitet tjetër publik, duhet të ofrojë transparencë maksimale dhe të garantojë efiçencën maksimale të përdorimit të çdo qindarke në çdo shpenzim apo investim të saj. Transparenca duhet të jetë e menjëhershme, ndërsa sfida e efiçencës së shpenzimeve një prioritet i matshëm dhe i përhershëm.?Hijet e dyshimit për një tender të paracaktuar u përforcuan edhe më shumë kur Banka Qendrore refuzoi të japë shpjegime, lidhur me procedurat e ndjekura si dhe koston e punimeve. Ajo që dihet është fakti se arkitekti që kryeson skuadrën e projektit është italiani Marco Petreski, i njëjti qe kreu punimet për rikonstruksionin e godinës qendrore të Bankës së Shqipërisë.Por dyshimet që shoqërojnë këtë proces janë mbi vlerat financiare me të cilat do të kryhen punimet. Ato dyshohet të jenë shumë më të larta se vlera reale, duke ngritur pikëpyetje lidhur me përfitimet e mundshme në mënyrë abuzive. Se kush është përfituesi i kësaj procedure abuzive dhe aspak transparente, këtë do ta faktojë padia që shoqata e ndërtuesve do të depozitojë në prokurori për të mësuar të vërtetën, që vetë Banka Qendrore vijon ta mbajë të fshehtë.