Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari I Partisë Demokratike Lulzim Basha, paraqiti planin ekonomik para qytetarëve të Libofshës, ndërsa tha se është një plan konkret, i zbatueshëm që do ndezë dhe vërë në lëvizje ekonominë shqiptare, do krijojë vende pune e sigurojë mirëqenie për qytetarët.
Basha: Vetëm me uljen e TVSH-së në xhepat e konsumatorit mbeten 400 milionë euro, me uljen taksave dhe taksën e sheshtë 9%, me uljen e çmimit të naftës me eliminimin e taksës Rama 220 lekë për litër, me uljen e çmimit të energjisë krijojmë një ambient të favorshëm për biznesin dhe për fermerët, rrisim fuqinë blerëse. Vetëm me TVSH-në e rrisim fuqinë blerëse me 400 mln euro në vit.
Lulzim Basha, u tha banorëve se Edi Rama jo vetëm nuk mbajti asnjë premtim, por nuk bëri asnjë përpjekje, dhe që ditën e parë në pushtet zgjodhi prioritete të tjera, jo interesat e hallet e qytetarëve. Basha tha se vetëm shfaqja me fishekzjarrë tek sheshi ?Skënderbej? ka kushtuar qindra mijë euro, ndërkohë qa paratë tha ia duhet të shkonin si mbështetje për qytetarët.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-sa-pensione-do-te-ishin-rritur-me-parate-e-fishekzjarreve-te-lali-erit/