http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prej me shume se një muaj, policia ka nisur patrullimin nga ajri ne te gjitha zonat e nxehta, ku dyshohet se mbillet bima e kanabisit.Aksioni i radhës u zhvillua ne Dibër, nga ku nuk u identifikua asnjë parcele me droge. Monitorimi nga ajri është i vështirë edhe per inspektoret e policisë shqiptare, pasi ata janë te detyruar, ne mungese te pajisjeve, te vazhdojnë me sy te lire territorin. Këtë e pohon Drejtori per Krimet ne Policinë e Shtetit, Josif Shtembari, i cili thotë se shpresat per nje monitorim me te mire janë tek Guarda di Finannza.Nga monitorimi i territorit, sipas policisë, deri me tani jane zbuluar disa parcela te mbjella me hashash ne Vlore. Drejtuesit e policisë se shtetit deklarojnë se fushata zgjedhore, nuk do te zhvendose vëmendjen e policisë nga lufta kundër kanabisit.