Vrasja e Artan Cukut, kërkohen porositësit - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-09 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mikel Shallari, i arrestuar si autor i vrasjes se ish-kryekomisarit, Artan Cuku vazhdon te mohojë para hetuesve përfshirjen tij në krim. Gjatë marrjes në pyetje, i riu nga Kuçova ka pretenduar se mbrëmjen e 8 prillit, nuk ka qenë në Tiranë, por në periferi të saj, së bashku me të dashurën e tij.Por prokuroria shprehet e bindur për autorësinë e Shallarit, pas përgjigjes së laboratorit shkencor, se profili i ADN-s i ardhur nga Zvicra përputhet 100% me atë të gjetur në rrobat e dyshuara të vrasësit.Pavarësisht se po hetohet në tre pista, Prokuroria për Krimet e Rënda pohon se vrasja e komisar Artan Cuku ka ndodhur për shkak të detyrës, kur ky i fundit ishte drejtor i policisë së qarkut Vlorë, gjatë viteve 2012- 2013. Në atë kohë, janë prangosur disa grupe kriminale në fushën e trafikut të drogës.Gjatë marrjes në pyetje te 24-vjeçarit, policia ka zbuluar edhe një banesë tjetër të tij në kryeqytet, të cilën dyshohet se ai e përdorte si bazë. Hetuesit nga ana tjetër kanë marre ne pyetje mbi 20 persona kryesit familjarë dhe miq të Shallarit. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur akuzë për Mikel Shallarin për "vrasje me paramendim të kryer në bashkëpunim".