Hahn: Shqipëria progres me zgjedhjet e “drejtësinë” - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-09 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në12 Korrik në Trieste do të mbahet samiti i vendeve të Ballkanit Perëndimor, si pjesë e procesit të Berlinit për integrimin e rajonit dhe komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn ka bërë një pasqyrë të progresit të këtyre vendeve. Nga Brukseli Hahn tha se pavarësisht disa pengesave, shtetet aspirantë kanë bërë progres.?Ne kemi arritur që në Shqipëri të ketë zgjedhje gjithëpërfshirëse, ku do të marrë pjesë edhe opozita. Progres i qëndrueshëm është bërë gjithashtu në njërën prej reformave më ambicioze, në reformën në drejtësi?.Hahn u ndal edhe tek zhvillimet në vendet e tjera të rajonit. Në Kosovë ku u zhvilluan zgjedhjet parlamentare edhe pse nuk ka një shumicë të qartë, tha komisioneri, e rëndësishme është që vendi të mbetet i angazhuar për axhendën e reformave të nisura. Zyrtari i lartë vlerësoi edhe kapërcimin e krizës politike në Maqedoni, zgjedhjet e lira dhe krijimin e qeverisë.Vlerësime pozitive ai dha edhe për Serbinë dhe Malin e Zi, që kanë hapur kapituj në bisedimet me BE-në. Komisioneri përsëriti se BE mbetet e angazhuar të mbështesë Ballkanin Perëndimor për anëtarësimin, pasi pranimi i këtyre vendeve është edhe në interesin e vetë unionit. Por Hahn kujtoi se strategjia e zgjerimit lidhet me përmbushjen e kritereve.

Free Traffic Exchange