Report TV - Veliaj:Propozojmë ridizenjimin e hartës administrative të Tiranës

2017-07-09 0

Pas 21 qershorit, qytetarët e Tiranës do të mund t?i marrin të gjitha shërbimet e nevojshme më pranë zonës së tyre të banimit.

Gjatë bilancit të investimeve në Njësinë Nr. 6 në Kombinat, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, i shoqëruar dhe nga deputeti i PS, Saimir Tahiri, dha lajmin e mirë se qytetarët nuk do të humbasin më kohë për të shkuar larg zonës së banimit për të marrë shërbimin e nevojshëm.

Kreu i Bashkisë tha se një nga propozimet e para do të jetë që zona e Astirit do të trajtohet si pjesë e njësisë në 6, duke lehtësuar jetesën për mijëra familje.

?Propozimi ynë i parë është që e gjithë zona e Astirit, siç realisht po i merr shërbimet në Kombinat, edhe në kufijtë administrativë të trajtohet nga njësia nr. 6. Tani që mbushet ky afat dhe na jep mundësinë ligjore, do t?i çojmë Parlamentit të ri dhe qeverisë së re të gjitha propozimet tona për ridizenjimin e hartës administrative të Tiranës, që realisht njerëzit t?i marrin shërbimet aty ku jetojnë, ku kanë shkollat, ku kanë çerdhet dhe kopshtet?, theksoi ai.