Kandidatët për deputetë të LSI-së në qarkun e Tiranës, Klajda Gjosha dhe Endrit Braimllari, të shoqëruar edhe nga kandidati i LSI-së për kryetar të Bashkisë Kavajë, Maksim Kona, vizituan një fabrikë fasonësh për prodhimin e këpucëve në Kavajë, ku u prezantua programi fiskal i LSI-së për zgjedhjet e ardhshme.
Pasi u njohën më nga afër me kushtet e punës së këtij biznesi dhe kapacitetet prodhuese, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari u shpreh se Lëvizja Socialiste për Integrim përfaqëson një forcë dhe një kandidat për kryetar bashkie, i cili është në shërbim të qytetit të Kavajës ku me programin e tij dhe me mbështetjen e LSI do të bëj të mundur zhvillimin e qytetit dhe hapjen e vendeve të reja të punës.
?Kavaja sot ka nevojë për njerëz që duan t?i shërbejnë Kavajës për të krijuar mundësi për t?i dhënë Kavajës një shans dhe ne besojmë dhe kemi bindjen maksimale se me Maksim Konën ne do t?i japim Kavajës një shans. Do t?i japim një shans për vende pune të mirëpaguara, do ti japim një shans për taksa më të ulëta me qëllim që të krijojmë vende të reja pune?, u shpreh Braimllari duke shtuar se programi fiskal që ka paraqitur LSI për të qeverisur vendin garanton zhvillimin e biznesit i cili do të garantojë vende të reja pune si edhe zhvillim për ekonominë kombëtare.