Basha: Ekonomia, prioriteti im - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-09 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i Partisë Demokratike ka zgjedhur këtë të hënë të ndryshojë modelin e fushatës. Ai ka ecur rrugëve të njësisë 7 në kryeqytet, duke u takuar me banorë te zonës me të cilët ka biseduar mbi programin ekonomik të opozitës.Rritja e pensioneve sipas Bashës, do të bëhet realitet vetëm me qeverinë e Partisë Demokratike. Basha u ndal edhe në biznese te ndryshme, duke diskutuar me tregtarët mbi taksat. Të rinjtë, sipas Bashes, do të jetë prioritet i programit të PD, sidomos për sa i përket punësimit.Të dielën Lulzim Basha u takua me banorët e Libofshës, ku tha se në katër vite Edi Rama jo vetëm nuk mbajti asnjë premtim, por nuk bëri asnjë përpjekje për problemet e qytetareve.?Fshati dhe fermerët janë të përjashtuarit e mëdhenj të republikës së vjetër. Ju premtoi naftën pa aksizë apo jo. Ju premtoi subvencione, ju premtoi vaditje, kullim, lehtësim për imputet bujqësore? A kishte mundësi t?i bënte? Katër vite ka harxhuar 16 miliardë euro buxhet. Rilindja urbane, 400 mln euro. Shfaqja me fishekzjarre tek sheshi ?Skënderbej? ka kushtuar qindra mijë euro. 16 mln euro ka kushtuar sheshi. Vetëm fishekzjarret kanë kushtuar midis 200 dhe 400 mijë euro sipas ekspertëve. Sa vetë do të kishin marrë subvencione me këto para po të kishin shkuar për fermerët? Sa familje do të kishin marrë ndihmë ekonomike? Sa pensione do të ishin rritur për një vit nëse këto para nuk do të kishin shkuar për fishekzjarret e lali Erit??.Lulzim Basha se plani ekonomik i PD, ndryshe nga premtimet e Rames, është konkret dhe i zbatueshëm.

Free Traffic Exchange