Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dhjetra të rinj të bashkisë së Vorës janë njohur me programin e Republikës së Re të prezantuar nga kandidati për deputet, Fatmir Mediu.
Të rinj dhe simpatizantë të forumeve rinore të Partisë Republikane dhe të Partisë Demokratike u njohën gjatë këtij takimi me objektivat që ka vendosur në programin e saj ?Republika e Re? kryesisht për rininë, në fushën e arsimit dhe të punësimit.
Mediu: Paratë për studentët, Universitetet publike u dhanë në dorë të privatëve, klientëve të Edi Ramës. Ashtu siç dha paratë edhe për shëndetësinë në duart e tre-katër vetave për ti përdorur pastaj për të manipuluar qytetarët.
Sipas Mediut, në këto katër vite qeveria e drejtuar nga Edi Rama ka favorizuar vetëm njerëzit e tarafave dhe klaneve që e rrethojnë atë. Ai theksoi se të rinjtë duhet të angazhohen më shumë dhe të kenë projektet e tyre për të ardhmen.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/mediu-prezanton-ne-vore-programin-e-republikes-se-re-per-te-rinjte/