Përveçse një qendër pedonale, sheshi ?Skënderbej? ka tashmë edhe parkingun nëntokësor me mbi 300 vende, duke i dhënë zgjidhje problemit të parkimit të automjeteve në qendër të qytetit. Kryebashkiaku Veliaj ftoi qytetarët që të shfrytëzojnë parkingun nëntokësor publik, i cili ofron jo vetëm çmime më të lira, por njëkohësisht standarde dhe siguri.