Për ministrin e Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, kriza e Katarit mund të çojë në luftë. Kryediplomati i tha gazetës ?Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung?, se shkëputja e marrëdhënieve mes këtij shteti të Gjirit dhe vendeve të tjera arabe sjell erë konflikti, por sipas tij ka ende mundësi për të zbutur tensionet.