Hapet parkingu nëntokësor te Sheshi “Skënderbej”

2017-07-09 37

Prej ditës së sotme parkimi në Sheshin Skënderbej është në funksion të drejtuesve të mjeteve. Kryebashkiaku vVeliaj teksa inspektoi ambientet, tha se gjithçka është brenda standardeve.

Pas çeljes së sheshit ?Skënderbej? kryebashkiaku Veliaj ka inspektuar ambientet e parkimit që prej mëngjesit të së dielës është i hapur për drejtuesit e mjeteve. Veliaj u ndal tek pjesëmarrja në koncertin e së shtunës.

?Kishim mijëra njerëz në shesh mbrëmë në darkë që ishte freskët, por kemi mijëra njerëz edhe sot paradite kur ka diell. Ndaj, besoj se sheshi ka marrë notën 10 nga vlerësimi që po i japin njerëzit që e vizitojnë. Fakti që mijëra qytetarë ishin dje në mbrëmje në koncert, ku disa prej tyre e gdhinë, kurse sot në mëngjes shumë të tjerë po e shijojnë sheshin ?Skënderbej?, them se kemi bërë gjënë e duhur.?

Kryebashkiaku ftoi qytetarët që të shfrytëzojnë parkingun nëntokësor publik, i cili ka 300 vende për automjete.

?Të parkosh sot në qendër të Tiranës është më mirë se sa një orë parkimi në rrugë. Nëse qytetarët kanë më shumë se një orë punë në qendër, u bie më lirë të parkojnë në parkingun e sheshit ?Skënderbej?.?

Krahas, ashensorit për personat me aftësi të kufizuara, parkingu ka edhe sistem të posaçëm për karikimin e automjeteve që funksionojnë me energji elektrike. Gjithashtu hapësira e parkingut mund të përdoret edhe për aktivitete të ndryshme, si panairet.

/Tv Klan