Basha ka zhvilluar takime dhe në njesinë nr.6 në Kombinat ku ka shfrytëzuar një situatë të krijuar spontanisht me një fëmijë për të ironizuar moton e fushatës së kundërshtarit Rama që kërkon timonin e qeverisë pas 25 qershorit.
Lulzim Basha takoi biznesmenë të vegjël e tregtarë në Tiranë, Burrel e Laç për t?u shpjeguar programin e tij ekonomik.
Basha u tha se plani i tij është ulja e taksave, por u foli edhe për një strategji për të mbajtur larg tatimorët që shkojnë për të abuzuar dhe për t?u bërë presion bizneseve.
Në materialin që zyra e shtypit e Partisë Demokratike ka përgatitur dhe shpërndarë për mediat, Basha shfaqet duke premtuar se paratë e shtetit nëse ai vjen në drejtimin e qeverisë, nuk do të hidhen më për investime koti për palma, do të hidhen për investime që ndihmojnë ekonominë.
Kryedemokrati ka zhvilluar dhe takime elektorale në Laç ku e akuzon Edi Ramën se nuk ka mbajtur premtimet dhe pikërisht për këtë arsye nuk pranon përballjen televizive, kërkesë që Basha i përsërit që prej nisjes së fushatës elektorale./ TV KLAN