Kryetari i partisë LIBRA, Ben Blushi ka vijuar turin e tij elektoral në Kukës, Dibër dhe Rrëshen. Ndalesën e parë e bëri në Kukës, ku edhe theksoi se Libra ka dalë në këto zgjedhje për të mbrojtur shqiptarët.
Premtimi i pambajtur i Rrugës së Arbrit ishte kryefjala e fjalimit të Blushit përpara dibranëve.
Ndalesën e tij të tretë ai e bëri në qytetin e Rrëshenit, ku edhe iu kërkoi mirditorëve votën për LIBRA-n.
/ TV KLAN