Kryetari i partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, ka vijuar me takime elektorale në Sarandë Delvinë e Konispol ndërsa u shpreh se çështja Çame do të zgjidhet për katër vitet e ardhshme edhe juridikisht.
Por duke folur për shqiptarët e Çamërisë , kreu I PDIU e konsideori fyerje që në këto zgjedhje kjo popullsi të votojë për Dashamir Tahirin që është në të njëjtën listë me Vangjel Dulen, duke i shigjetuar në të njëjtën kohë këta dy të fundit.
Kreu i Pdiu siguroi banorët e këtyre zonave se për sa kohë të egzistojë shqiptari i fundit i Çamërisë, forca politike që kryeson do të jetë në gjendje ta çojë në vend amanetin e të parëve.
Sipas tij djemtë e çamërisë janë në parlamentin e shqipërisë e do ti dalin zot kësaj cështje deri në fund.