Rama: Administrata është kalbur nga copëzimi i partive të vogla - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-09 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edi Rama ka konfirmuar takimin që pati pasditen e së shtunës me ish-kryeministrin socialist Fatos Nano. Kreu i qeverisë, risolli batutën e Nanos për të treguar se zgjedhjet e 25 qershorit nuk janë çështje timoni, por destinacioni.?Shpresoj shumë që t?ia dalim në zgjedhje dhe në fakt Fatosi e tha bukur mbrëmë nuk është punë timoni, po destinacioni. Ai është edhe shoferi i sprovuar dhe i ka të gjithë ingredientët e nevojshëm të eksperiencës dhe të teknikës së dhënies së makinës për të kuptuar se nuk është qëllim në vetvete.?Gjatë takimit me operatorët turistikë të Golemit, Rama foli për mbështetjen dhe lehtësitë që qeveria e tij i ka krijuar industrisë së turizmit, përmes uljes së së TVSH-së, nga 20 në 6%. Takimin e radhës Rama e pati me qytetarë të Rrogozhinës, ku tha se PS kërkon një mandat të dytë për të krijuar një administratë e cila t?i shërbejë qytetarëve dhe jo të shndërrohet në tepsinë e partive. Theksin ai e vendosi edhe tek program, vizioni dhe skuadra e socialistëve.Kryeministri Rama u ndal në mënyrë të veçantë tek programi i PS-së, i cili sipas tij garanton rritjen e ekonomisë, por edhe të rrogave, pensioneve dhe investime.

Free Traffic Exchange