http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka prezantuar programin ekonomik ne Burrel. Gjate takimit me tregtaret Basha deklaroi se me ardhjen ne pushtet do te ule ndjeshëm taksat, do te nxisë konsumin dhe do te rrisë prodhimin ne vend.Gjate takimit me banore te Burrelit kreu i demokrateve shpjegoi projektin e tij per biznesin e vogël. Pulla qe do te vendoset ne xhamin e çdo biznesi qe tregon shlyerjen e detyrimeve, do te mbaje larg tatimoret nga korrupsioni dhe abuzimet.Kryetari i demokrateve ka vijuar takimet me banore te zonës se Kombinatit dhe unazës se re. Lulzim Basha ka shpjeguar programin e Partisë Demokratike, qe sipas tij, do te ndikoje ne zhvillimin e vendit dhe ne përmirësimin e ekonomisë se familjeve shqiptare.