Report TV - Rama: S'është punë timoni, por destinacioni, dakord me Nanon

2017-07-09 0

Gara e 25 qershorit nuk është çështje timoni por destinacioni. Duke e konsideruar konstatim të drejtë atë të ish liderit socialist Fatos Nano, kjo edhe falë eksperiencës së tij në drejtimin e qeverisë, kryeministri Edi Rama tha se beteja elektorale nuk ka të bëjë vetëm me drejtimin por me destinacionin ku PS synon të çojë Shqipërinë.

Duke besuar në një rezultat që konfirmon PS për drejtimin e qeverisë në 4 vitet e ardhshme, kryeministri Rama gjatë bashkëbisedimi me sipërmarrës turistik në Golem, konfirmoi në mënyrë jo të drejtpërdrejtë takimin me ish liderin e PS Fatos Nano.

?Shpresoj që të kemi mundësi që të vijmë në korrik për të bërë një takim më konkret pune pas zgjedhjeve dhe shpresoj shumë që t?ia dalim në zgjedhje dhe në fakt Fatosi e tha bukur mbrëmë nuk është punë timoni, po destinacioni.

Free Traffic Exchange