Plot 100 vite nga krijimi, sheshi ?Skënderbej?, vendi simbol i shqiptarëve ka marrë një pamje krejtësisht të re.
Përmes një ceremonie të veçantë, Bashkia e Tiranës hapi sot pasdite sheshin ?Skënderbej?, i cili do të jetë tërësisht në dispozicion vetëm të këmbësorëve.
Për të ndjekur këtë moment, mijëra njerëz të ardhur nga të gjitha trojet mbushën sheshin ?Skënderbej?.
Në fjalën përshëndetëse, Kryeministri Rama u shfaq mjaft i emocionuar për transformimin e këtij sheshi, simbol të shqiptarëve, ndërsa tha se ky ndryshim nuk do të ishte i mundur pa kryebashkiakun Erion Veliaj.