Ora News – Parandalimi i kanabisit, kontrolle nga ajri dhe toka edhe në Tiranë

2017-07-09 9

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Sot në qarkun e Tiranës, ka nisur monitorimi nga ajri me anë të helikopterit, për kontrollin e territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.
Krahas monitorimit nga ajri, vijon kontrolli i imtësishëm i territorit nga toka.
Policia thotë se gjatë ditës së sotme u monitorua dhe u kontrollua zona e fshatrave: Në Njësinë Administrative Dajt, në pjesën pyjore të fshatit Priskë e Madhe, në kufi me fshatin Gurrë, Parku kombëtar i malit të Dajtit deri tek vilat qeveritare, Fshati Qafë-Mollë deri tek rezervat e shtetit, fshati Shkall, fshati Murth, fshati Dershen dhe fshati Selb.
Në Njësinë Administrative Zall-Bastar, fshati Bullcesh, deri në afërsi të liqenit të Bovillës, vendi i quajtur Kodër Lucë, fshati Zgurë deri tek lumi në kufi me territorin e Krujës, fshati Gjepal dhe Mal Gjepal, fshati Vilëz dhe Mal Vilëz, fshati Mner dhe Mner i Sipërm, fshati Bastar Murizë, fshati Bastar i Mesëm, fshati Selitë e Malit, fshati Muricaj.
Në Njësinë Administrative Shën Gjergj, fshatit Fag deri në kufi me fshatin Kllojkë, fshati Parpunjë e gjithë zona e pyllëzuar sipër këtij fshati deri tek vendi i quajtur Stani i Roshevës, fshati Vokumone deri në kufi me Elbasanin, fshati Kollogjesh tek liqenet deri në kufi me zonën e Librazhdit, fshati Bizë dhe vendi i quajtur Liqenet e Bizës deri në kufi me zonën e Librazhdit, vendi i quajtur Stani i Dukëve në zonën e fshatit Bizë, fshati Srep, e gjithë zona e pyllëzuar në dy anet e lumit i cili shkon në fshatin Urë, fshati Burimas dhe fshati Shën Gjergj deri tek mali me gropa, fshati Dom dhe fshati Derje si dhe fshati Façesh.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/parandalimi-i-kanabisit-kontrolle-nga-ajri-dhe-toka-edhe-ne-tirane/