Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, fton të gjithë qytetarët e Tiranës që t?i bashkohen ceremonisë festive të hapjes së Sheshit ?Skënderbej?, i cili nga sot në mbrëmje do të jetë i hapur për fëmijët, prindërit, gjyshet e gjyshërit.
Por, që gjithçka të jetë gati për koncertin e madh, pak orë përpara fillimit të tij, kryebashkiaku Veliaj kreu edhe një inspektim të fundit në shesh, ku gjeti rastin të ftojë qytetarët që të bëhen pjesë e ceremonisë së veçantë, e cila do të kurorëzojë me sukses një punë 10 mujore dhe një shesh spektakolar për kryeqytetin e të gjithë shqiptarëve.