Ora News – Përgatitjet e fundit për hapjen e Sheshit “Skënderbej”

2017-07-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, fton të gjithë qytetarët e Tiranës që t?i bashkohen ceremonisë festive të hapjes së Sheshit ?Skënderbej?, i cili nga sot në mbrëmje do të jetë i hapur për fëmijët, prindërit, gjyshet e gjyshërit. Por, që gjithçka të jetë gati për koncertin e madh, pak orë përpara fillimit të tij, kryebashkiaku Veliaj kreu edhe një inspektim të fundit në shesh, ku gjeti rastin të ftojë qytetarët që të bëhen pjesë e ceremonisë së veçantë, e cila do të kurorëzojë me sukses një punë 10 mujore dhe një shesh spektakolar për kryeqytetin e të gjithë shqiptarëve.
?Pasi i kemi dhënë dorën e fundit, pasi kemi kryer testimet e ndriçimit, pasi kemi bërë pastrimin, pasi kemi kryer provat nga artistët që mjeshtri ynë i madh Pali Kuke ka sjellë nga të gjitha trevat shqiptare, jemi gati që sot në darkë, në orën 19:30, të mirëpresim mijëra qytetarë të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, turistë, që të hapim sheshin historik, sheshit amë të shqiptarëve, Sheshin ?Skënderbej??, tha Veliaj.
Kryebashkiaku garantoi se janë marrë të gjitha masat për të pasur një prezantim të denjë në përputhje me madhështinë që ka sheshi ?Skënderbej?. ?Ashtu siç kemi bimësi dhe pllaka nga e gjithë Shqipëria, ashtu edhe në skenë do të ngjiten kostume nga e gjithë Shqipëria, këngë edhe valle nga e gjithë Shqipëria, që çdo qytetar, e çdo shqiptar, të ndihet i përfaqësuar në skenën e hapjes së Sheshit ?Skënderbej?, u shpreh ai.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pergatitjet-e-fundit-per-hapjen-e-sheshit-skenderbej/

Free Traffic Exchange