Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Berati ofron turizëm në çdo dit të vitit, por periudha Prill-Tetor sjell më shumë vizitorë në qytetin muze për shkak të sezonit veror dhe ardhjes në masë të turistëve në bregdet.Këta të fundit nuk ngurrojnë që një apo dy ditë të pushimeve të tyre t?ia kushtojnë qytetit 2400 vjeçar, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCOs që prej vitit 2008.
Për specialisten e Zyrës së Turizmit dhe Trashëgimisë pranë Bashkisë së Beratit, Mishela Muxhaj rritja e numrit të turistëve është rezultat i promovimit më të mirë.
Mishela Muxhaj: ?Turizmin e kemi të matshëm. Përsa i përket vitit 2016 kemi 59 327 turistë ndërsa përsa i përket tremujorit të dytë të vitit 2017 kemi 9327, gjë që tregon që kemi një rritje të numrit të turistëve, rritje të kapacitetit të akomodimeve dhe një provomim i mirë që është bërë për qytetin e Beratit.?
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/berat-rritet-numri-i-turisteve/