Ora News – KQZ: Zgjedhjet rrezikojnë kolapsin, po pengohen komisionerët

2017-07-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka paralajmëruar kolapsin në procesin zgjedhor, pasi drejtuesit e administrës publike nuk po lejojnë komisionerët të bëjnë punën e tyre.
Në një dalje për mediat, zëdhënësja e KQZ Drilona Hoxhaj shprehu shqetësimin për komisionerët që janë në marrëdhënie punë. Ajo i bëri apel drejtuesve të Administratava Publike të lejojnë komisionerët në punën e tyre, pasi angazhim në KZAZ nuk konsiderohet për qëllime elektorale.
Deklarata e KQZ
Komisioni Qendor i Zgjedhjeve ngre shqetësimin për pengesat që i po i shkaktohen komisionerëve zgjedhorë, të cilët janë në marrëdhënie pune.
Ashtu si në Kodin Zgjedhor edhe në VKM nr. 473 të datës 1.06.2017, angazhimin si komisionerë të KZAZ-ve, KQV-ve apo GNV-ve, nuk e konsideron angazhim për qëllime politike apo elektorale, por e konsideron vetëm si një angazhim administrativ.
Pranë KQZ-së kanë ardhur shqetësime lidhur me vonesat në dhënien e lejeve për nëpunësit e emëruar si komisionerë zgjedhorë, me vendim të KQZ-së, të cilët kanë depozituar kërkesa pranë burimeve njerëzore të institucioneve ku ata punojnë dhe nuk po marrin përgjigje.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/drejtuesit-e-administrates-po-pengojne-komisioneret-zgjedhjet-rrezikojne-kolapsin/

Free Traffic Exchange