Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i kërkoi Kryeministrit Edi Rama të mos bëjë show në takimet elektorale, por të japë llogari për 4 vitet e qeverisjes së tij. Nga Shkodra, ku u takua me të rinjtë, Basha ripërsëriti thirrjen drejtuar kreut të qeverisë, që të mos i shmanget debatit.
Në qarkun ku bëri ndryshime të mëdha në listën e Partisë Demokratike dhe ku për herë të parë u lanë jashtë emra si Jozefina Topalli, Basha shpjegoi se vendimi erdhi si një ndjesë për të kaluarën, por edhe si nevojë për ndryshim.
Nga kryeqendra e veriut, përpara të rinjve, Basha tha se programi i Partisë Demokratike synon uljen e tarifave të studimit dhe punësimin e tyre.
Tv Klan