Rama: Nëse zgjidhni numrin 2 keni votuar PS e PD - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-09 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe ne Pogradec, kryeministri ka sulmuar ashpër Lëvizjen Socialiste per Integrim. Duke kërkuar votën per Partine Socialiste, Edi Rama tha se 25 qershori shënon nje vendim historik, pasi do te shpëtoje administratën nga partitë pengmarrëse.Rama shenjestroi edhe Ilir Meten. Megjithëse nuk ia përmendi emrin, kryeministri iu përgjigj deklaratave te fundit te presidentit te zgjedhur dhe ish-kryetarit te LSI. Përpara mbështetësve qe me shume se flamujt e Partisë Socialiste, këtë here mbanin ne duar flamurin kombëtar, shefi i qeverise kërkoi qe qytetaret te zgjedhin numrin dy ne fletën e votimit, pasi kështu i kane votuar edhe PS-ne edhe PD-ne.Me herët ne Erseke, Rama ka shpjeguar se ekonomia e lufta kundër papunësisë, do te jene prioritet ne mandatin e dyte, ndërsa nje rol te rëndësishëm ne ndryshimin e Shqipërisë, sipas tij, do te luaje reforma ne drejtësi, e cila do te çliroje qytetaret nga gjyqtaret e prokuroret e korruptuar.