Prenkë Jakova, kompozitor shumëplanësh, që e ktheu muzikën urbane të Shkodrës në lartësitë e klasikes, dhe e bëri operën të flas shqip, në këtë 100-vjetor të lindjes së tij është kthyer në ?Tribunë muzikologjie?.
Një simpozium shkencor është organizuar nga Akademia e Shkencave me Universitetin e Arteve. Profesor Isak Shehu e ka konsideruar Prenkë Jakovën një përfaqësues të denjë të muzikës moderne shqiptare.