TIRANË-Një procedim penal nga Policia ka tronditur LSI, që ka shpërthyer ditën e sotme në akuza ndaj ish-ministrit Tahiri.
Administratori i Njësisë Bashkiake nr 2. në Tiranë, Elez Gjoza procedohet penalisht nga Policia nën dyshimin se regjistroi fiktivisht 60-70 shtetas sikur ishin pjesë e banesës së tij.
Nga viti 2013 e në vijim, 58-vjeçari ka regjistruar fiktivisht rreth 60-70 shtetas shqiptarë, të cilët janë regjistruar me të njëjtin kod banimi në banesën në pronësi të Gjozës, i cili është përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI).