Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Themeluesi i Sfida për Shqipërinë, Gjergj Bojaxhi, është shprehur se forca politike që drejton ka sjellë një model të ri në politikën shqiptare. Gjatë takimeve në terren me banorë të kryqytetit, Bojaxhi kërkoi votën e tyre jo për më shumë pushtet por për të kufizuar pushtetin e politikanëve.
Sfida për Shqipërinë vijon takimet në terren me banorë të kryeqytetit, të cilët i ka njohur me alternativën që kjo force politike ofron.
Kryesuesi i listës së Tiranës, Gjergj Bojaxhi, është shprehur se politika e vjetër është problemi i Shqipërisë dhe kurresi nuk mund të ofrojë zgjidhje për qytetarët.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/bojaxhi-na-jepni-mundesi-te-kufizojme-pushtetin-e-politikaneve/