Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi nga Njësia 5 se brenda 10 muajve punë Sheshi ?Skënderbej? është transformuar në një nga hapësirat më të mëdha të gjelbra në qytet.
Pavarësisht kritikave, Veliaj deklaroi se realiteti është krejt tjetër ku numri i pemëve dhe i bimëve të mbjella është dhjetëfishuar.
?Morëm një shesh i cili kishte vetëm një metër katror pemëtari me ato dardhat që të gjitha u rimbollën dhe nga 220, shkuam në 2220 pemë, 4500 shkurre, 70 mijë lule, 100 shatërvanë?, tha Veliaj.