Fushata zgjedhore - Beteja e votave në Tiranë, Elez Gjoza i LSI akuzon: Tahiri më bën presion

2017-07-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kallëzimi penal i administratorit të LSI Elez Gjoza, bëri që Lëvizja Socialiste për Integrim të përforcojë akuzat ndaj Policisë së Shtetit.
E ndërsa Elez Gjoza mohoi akuzat se ka shkelur ligjin, numri 2 i LSI-së, Luan Rama u shpreh se karteli i drogës ka nënkontroll Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Cako. Sipas tij, policia po merr peng zgjedhjet dhe po i bën presion qytetarëve.
Tirane- Përkrah nënkryetarit të LSI-së, Luan Rama, Elez Gjoza akuzoi Saimir Tahirin si personi që fshihet pas materialeve që policia e Tiranës dërgoi në Prokurori në ngarkim të tij.
Nga informacionet e marra në rrugë operative dyshohet se nga viti 2013 e në vijim ka regjistruar fiktivisht rreth 60- 70 shtetas shqiptare, të cilët janë regjistruar me të njëjtin kod banimi në banesën në pronësi të Elez Gjozës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/elez-gjoza-i-lsi-akuzon-tahiri-me-ben-presion/