Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama u premtoi qytetarëve të Ersekës se nëse do t?ia besojnë qeverinë të vetëm, ai do të ndërtojë një administratë publike model ku punësimet në bazë të partive nuk do të ekzistojnë.
Rama tha gjithashtu se në 4 vitet e ardhshme ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 5%
Edi Rama: ?Do bëjmë një administratë shtetërore që do të jetë modeli i respektit për njerëzit e zakonshëm të këtij vendi. Duam shtet. Shërbime dhe nuk lejojmë që ata që paguajnë nga taksat për të qenë shërbëtorë të shtetit të vijnë ta marrin shpirtin për të na nxjerrë lekët me zor nga xhepi ose për të na marrë votën me zorsi fis sepse një nga fisi qenka në punë dhe ata mund ta heqin nëse fisi nuk voton për atë parti?
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-clironi-veten-tuaj-nga-kthetrat-e-zyrtareve-dhe-zyrtaruceve/