http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo e premte shënon ditën e fundit të fushatës zgjedhore në Kosovë, ndërsa te dielën mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare pas rrëzimit të qeverisë Mustafa. Dy koalicionet e mëdha, PDK, AAK e Nisma, LDK-AKR-Alternativa, si dhe Lëvizja Vetëvendosje po mbajnë takimet përmbyllëse me elektoratin.Kandidati i Vetëvendosjes, ashtu si edhe herë të tjera në fushatë ka sulmuar dy koalicionet e mëdha, që sipas tij duan të shesin Kosovën.Kandidati tjetër i LDK-AKR-Alternativa, vuri sërish theksin tek ekonomia, rritja e punësimit dhe pagave.Ndërsa kandidati i PDK, AAK e Nisma, ka premtuar se nuk do të lejojë që Serbia të ketë ndikim në Kosovë.E shtuna është heshtje zgjedhore përpara votimit të së dielës, ku 1,8 milionë votues do të zgjedhin në garë janë 26 subjekte zgjedhore.