Report TV - Meterologia Lajda Porja: Ja çfare moti do te kemi në periudhën e verës

2017-07-09 2

Meteorologjia Lajda Porja bën të ditur për Shqiptarja.com se muaji Gusht do të jetë më i freskëti krahasuar me vitet që kanë kaluar.
Porja theksoi se Qershori do të jete plot befasi.
"Parashikohet që kjo fundjavë të jetë me temperatura që do të luhaten ndjeshëm si dhe me reshje shiu. Të dielën do të ketë rënie temperaturash dhe shi, të hënën pritet që i nxehti afrikan të prekë dhe Shqipërinë. Ndaj në fundjavën e javës tjetër priten vlera jo normale për Qershorin, por më pas do të ketë rënie të ndjeshme temperaturash.
Një paradite plot diell, një pasdite me rrebesh shiu. Do të ketë plot ditë të tilla në këtë muaj?, tha Porja.

Sipas meteorologes, Korriku do të jetë një muaj i mbarë për pushime pasi koha do të premtojë për plazh, kurse Gushti do të jetë tepër i freskët, ndërsa nuk do të mungojnë dhe reshjet e shiut.

Free Traffic Exchange