ISIS kërcënon Ballkanin: Do të derdhim gjakun e tradhtarëve - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-09 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shteti Islamik që ka marrë përsipër një seri sulmesh në Europë e jashtë saj kërcënon me fushatë terrori në Ballkan, pre e së cilës do të bëhen të gjithë tradhtarët e muslimanëve. Në versionin boshnjak të revistës së xhihadistëve, ?Rumiyah? thuhet:?Shumë shpejt, ushtarët e kalifatit do të ecin në Beograd, Zagreb, Sarajevë, Tiranë, Prishtinë, Shkup e qytete të tjera duke derdhur gjakun e tradhtarëve. Betohemi për Allahun se nuk e kemi harruar Ballkanin.?Ne shkrimin ?Ballkani, Gjak për armikun, mjaltë për miqtë?, grupi terrorist nuk bën përjashtime mes shteteve me besim të krishterë dhe musliman dhe paralajmëron serbët dhe kroatët, për shkak të rolit gjatë luftërave në Bosnjë.?Mos mendoni se jeni të sigurte. Të gjithë tradhtarët e fesë islame në Bosnje, në rajonin serb të Sanxhakut, Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni do të asgjësohen me shpata e thika, nëse nuk i kthehen islamit. Gjaku juaj është më i dashur dhe i ëmbël për xhihadistët sesa ai i serbëve dhe kroatëve.?Artikulli shkruan edhe për sulmet e ISIS në Britani, Francë, Gjermani dhe Shtetet e Bashkuara, vende për të cilat thotë se janë më të forta sesa ato ballkanike, por gjithsesi të pambrojtura. Një ditë më parë mediat kosovare konfirmuan vrasjen nga një dron amerikan në Siri të liderit të xhihadistëve shqiptarë, Lavdrim Muhaxheri.