http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Duke angazhuar të rinjtë në politike, në parlament nuk do të flitet më për rekorde kriminale apo për përfitime të tenderave. Këtë garanci presidenti i ardhshëm Ilir Meta e gjen ndaj listën e kandidateve te LSI-se.?Duhet të çojnë më shumë të rinj dhe të reja dhe më pak biznesmenë. Sepse nëse çojmë më shumë të rinj dhe të reja në Parlament do të diskutohet më shumë për problemet e arsimit, për problemet e Maturës Shtetërore, për problemet e formimit profesional, për problemet e tregut të punës, për problemet e familjes, për të gjithë ato politika që ndihmojnë dhe mbështesin të rinjtë.?Duke vene theksin dhe njëherë mbi rëndësinë e angazhimit të rinjve, Meta nënvizoi se Shqipëria pa dyshim ka bere progres, por duhet ende pune.?Natyrisht që kjo na motivoi për të shtuar numrin e të rinjve dhe të rejave në parlamentin e ardhshëm. Ai do të jetë një numër i jashtëzakonshëm për arsye sepse duam që në parlamentin e ardhshëm të mos diskutohet më për deputetë që kanë apo jo rekorde kriminale. Në parlamentin e ardhshëm nuk duam më që të diskutohet për deputetë që morën këto apo ato tendera. Por në parlament të kemi sa më shumë të rinj, të reja dhe gra që të diskutohet për ato probleme me të cilat përballet çdo i ri, çdo e re dhe çdo familje shqiptare sot, të tilla si: problemet e arsimimit, të formimit profesional dhe të punësimit. Kur flasim për punësimin bëhet fjalë edhe për një punësim të mirë-paguar që të përballohen kostot e jetesës.?Metà apeloi qe te rinjtë te merren sa me shume me politike per ta bere Shqipërinë me te mire Deklaratat ish kryetari i LSI-se i beri gjatë një konference me teme, ?Promovimi dhe fuqizimi i te rinjve ne Ballkanin Perëndimor?.