TIRANE-Report Tv ka mundur të sigurojë një kopje të padisë me 60 faqe të depozituar në Gjykatën Kushtetuese nga Shoqata Kombëtarë e Gjyqtarëve dhe Unioni i Gjyqtarëve të cilët atakojnë tre ligje, Vettingun, statusin dhe organet e qeverisjes vendore.
Kjo padi është regjistruar në Gjykatën Kushtetuese më 25 Maj 2017, ndërsa brenda datës 22 Qershor 2017 paditësit në këtë rast gjyqtarët duhet të paraqesin parashtrimet e tyre para trupit gjykues.
Por cfarë kërkojnë gjyqtarët të shfuqizohet si antikushtetuese me 26 nenet që kanë atakuar?
Gjyqtarët në padinë e tyre shprehen se ka shkelje kushtetuese të cilat lidhen me vlerësimin e pasurisë së tyre, anës profesionale si dhe ecurisë së karrierë.
Një tjetër pikë e paditur nga gjyqtarët është dhe ajo e verifikimeve që pritet të bëjë drejtoria e informacionit të klasifikuar në lidhje me kontaktet apo raportet e botës së krimit me trupën e gjyqtarëve.