Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Rama nga Kolonja përsëriti thirrjet e tij që qytetarët mos japin asnjë votë për partitë e tjera, të cilat mbajnë peng shtetin. Duke hedhur akuza në drejtim të tyre, ai tha se ato ekzistojnë në qeveri për të bërë presion për poste drejtorësh dhe jo për të bërë reforma.
Rama: Të tjerët janë të tërë në kërkim jo të timonit të qeverisjes, por të votave për të pasur një dorë në timon dhe për ta lëvizur timonin sa herë që duan ta ndalojnë makinë për nevojat e tyre personale dhe ngadalësojnë për nevojat e tyre partiake. Të tjerët mos i llogarisni, votat për të tjerët është votë për tu dhënë mundësi të fusin duart në xhepin dhe punët tuaja, për të future duart në punët e shtetit tonë. Forca që nuk kanë lidhje me shtet ndërtimin dhe për 27 vjet kanë krijuar sistemin kanceroz të kapjes së administratës së shtetit nga brenda duke kërcënuar se po nuk morëm kaq drejtori, kaq zyra nuk e lenë qeverinë të bëhet, nuk lenë reformat të bëhen, nuk e lenë shtetin të ndërtohet
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/vote-per-partite-e-tjera-rama-fan-noli-te-rrotullohet-ne-varr-nga-sikleti/