Akuzohet nga policia se ka regjistruar si banorë fiktivë të shtëpisë rreth 70 persona, Elez Gjoza, administrator i Njësisë Bashkiake numër 2 në Tiranë, ka sqaruar për Report Tv situatën e krijuar ndaj tij.
Gjoza tha se e ka bërë këtë nga viti 2013 por duke mos shkelur asnjë ligj, por bazuar në kontrata noteriale. Sipas Gjozës, ky është një sulm politik ndaj personit të tij, pasi me Reformën Territoriale postit të tij i janë larguar shumë kompetenca dhe ai është pa fuqi, sidomos në aspektin e emërimeve e largimeve nga puna.