Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama kritikoi ashpër Unionin e Gjykatësve për ankimimin në Kushtetuese të vettingut.
Gjatë një takimi me banorë të Delvinës, Rama nuk kurseu ndaj tyre fjalën llum dhe skutha.
?U kisha thënë para katër vitesh nuk i hymë dot betejës për të bërë shtet këtu po nuk pastruam pallatin e drejtësisë nga gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar. Ata janë llumi i llumit, po nuk u hoq ai llum nuk bëjmë dot shtet.Duhet vizion, vendosmëri dhe kokëfortësi shqiptarçe dhe punë?.
Për të mbështetur tezën e tij se bërja shtet nis nga drejtësia, ai iu referua pasurisë së një prokurori.
Rama e cilësoi atë si njeriun më me fat, i cili kishte 8 shtëpi dhe të gjitha ta dhuruara.
Rama: I patë ata Unioni i Gjykatësve, vajtën në Gjykatë Kushtetutese si skutha, ne këtej në fushatë ata si skutha në Kushtetuese për të rrëzuar pikën themelore të vettingut. Vettingu tre gjëra ka: E para pasuritë si i ke vënë, nuk e di nëse e patë një prokuror para ca ditësh, 8 shtëpi i kishte. Njeri më me fat në këtë botë, që edhe vjehrra e ka dashur aq shumë sa i ka falur një shtëpi, edhe xhaxhai, edhe një komshi. Këtij njerëzit vetëm shtëpi i falnin. Ky njeri me fat të madh. Do të shkojë tek vettingu dhe do të shpjegojë ku i gjeti këto shtëpi dhe pastaj do kontrollohet ka pasur vjehërr apo jo, e donte vjehrra apo nuk e donte, ka pasur motër në Australi apo nuk ka.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ankimimi-i-vettingut-rama-skuthat-e-pate-prokurorin-me-8-shtepi-te-falura/