http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zona e Don Boskos në kryeqytet, ka qenë ndalesat e radhës së kryetarit të LIBRA-s Ben Blushi. Gjatë takimit me banorët, ai u shpjegoi programin politik dhe shprehu edhe mbështetjen ndaj personave me aftësi te kufizuara.?Libra do nxjerrë nga persekutimi shtetëror me qindra e mijëra, deri në 30. 000 persona me aftësi të kufizuar në të gjithë Shqipërinë. Do ti japim fund që qeveritarët dhe administrata e korruptuar i fut duart në supa e në ushqime njerëzve me aftësi të kufizuar. Të vjedhësh njerëzit me aftësi të kufizuar është mëkati më i madh dhe kjo qeveri e ajo përpara kësaj, e ka bërë në mënyrë konstante. Kanë vjedhur njerëzit me aftësi të kufizuar. Kjo praktikë do marri fund!?Drejtuesi i LIBRA, premtoi se çdokush çka i përket personave me aftësi të kufizuar do të ndëshkohet.