Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Zëvendëskryeministrja teknike, Ledina Mandija, kërkon verifikimin e lejes së dhënë nga Bashkia e Vlorës për përdorimin e sheshit para Pallatit të Sportit Flamurtari, për një periudhë dymujore nga PS. Një veprim i tillë ka sjellë konflikt me LSI e cila kërkoi leje për zhvillimin e një aktiviteti. Pas refuzimit të kërkesës, kjo e fundit kërkoi dorëheqjen e kryebashkiakut Leli. Ndërkohë, Bashkia e Vlorës thotë se gjithçka është ligjore.
Zëvendëskryeministrja teknike, Ledina Mandija, i ka nisur një kërkesë kreut të Bashkisë Vlorë, për të sqaruar lejen e përdorimit të sheshit para Pallatit të Sportit për një periudhë dy mujore.
Veprimi ka ardhur pas denoncimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim për refuzimin që iu bë prej Dritan Lelit të kërkesës për përdorimin e sheshit.
Por, Bashkia e Vlorës pretendon se vendimi për të vendosur në dispozicion të Partisë Socialiste sheshin përpara Pallatit të Sportit Flamurtari është në përputhje të plotë me ligjin për shkak se kërkesa ka ardhur së pari nga ky subjekt politik.
Sipas nënkryetarit të bashkisë së Vlorës, Ardian Musta, Partia Socialiste ka kerkuar lejen që ne prill nëpërmjet një shkrese zyrtare.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bashkia-vlore-ps-ka-marre-leje-perdorimi-per-sheshin-ska-kontrate/