Sondazhi II IPR Marketing/Ora News për zgjedhjet parlamentare 25 qershor 2017 - 7 qershor 2017

2017-07-09 42

Sondazhi u publikua me 7 qershor 2017
IPR Marketing në bashkëpunim me Ora News sjellin sondazhin e dytë për zgjedhjet e 25 qershorit.
Kush është orientimi i votës në rang kombëtar, dhe në qarqet Elbasan, Durrës e Fier; a mundet që njëra parti të fitojë më shumë se 70 mandate në zgjedhje; kur flitet për koalicione paszgjedhore kush është kombinimi i mundshëm?
Këto janë disa nga pyetjet që sondazhi i dytë publikuar sot në mbrëmje (7 qershor 2017) në Tonight Ilva Tare në Ora News i dha përgjigje. Gjetjet u analizuan nga vetë Antonio Notto, drejtori i IPR Marketing, dhe analistët Artur Zheji, Afrim Krasniqi, Blendi Çeka dhe Dritan Hila
Tirane- Kur jemi në mes të fushatës elektorale, 59.1% e shqiptarëve kanë deklaruar se do të shkojnë të votojnë të 25 qershor ndërsa 33.7% e tyre kanë deklaruar se nuk do të shkojnë të votojnë dhe 7 % janë të pavendosur.
Por nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin këtë javë, Partia Socialiste do të fitonte rreth 45.0 %të votave. Në vend të dytë, renditet Partia Demokratike, e cila merr 37 për qind, ndërsa në vend të tretë renditet Lëvizja Socialiste për Integrim me 13% të votave.
Në vend të katër sipas sondazhit renditet Partia Libra, me 2%, e pas saj vjen Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, aktualisht partia e katërt në Kuvendin e Shqipërisë.

Sipas sondazhit 35.5% e votuesve kanë bindjen se asnjë nga partitë nuk merr dot më shumë se 70 mandate dhe kur po flitet gjithnjë e më tepër për aleancat paszgjedhore dhe një koalicion i mundshëm PS-PD, në sondazhin e Ora News dhe IPR Marketing 50.8% e votuesve nuk japin asnjë kombinacion të mundshëm.
Për vazhdimësinë e koalicionit PS-LSI janë shprehur po 19.3%, PS-PD 15%, PD-LSI 9.2%. Ndërkohë që për një bashkëqeverisje PS-PD-LSI kanë dhënë mbështetje vetëm 5.7%.

Per te mesuar me shume klikoni ketu
http://www.oranews.tv/vendi/sot-sondazhi-i-dyte-i-ora-news-dhe-ipr-marketing-ndarja-e-votesh-ne-tre-qarqe/

Per te pare sondazhin e pare 31 maj 2017 Klikoni ketu
https://www.youtube.com/watch?v=kkkUVSsfNqo