Ora News – Fluks aplikimesh për kreditë e buta në Tiranë, mbi 1500 kërkesa

2017-07-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Fluks kërkesash për kreditë e buta pranë Bashkisë së Tiranës. Një ditë para mbylljes së aplikimeve për programin e kredive të buta me interes 3% pranë Bashkisë janë dorëzuar mbi 1500 kërkesa. Të gjitha dosjet e dorëzuara deri në datën 8 qershor do të kalojnë për shqyrtim në Komisionin e Strehimit dhe më pas lista do të dërgohet për miratim në Këshillin Bashkiak.
Fluks aplikimesh për kreditë e buta pranë Bashkisë së Tiranës. Në ditët e fundit të aplikimeve qytetarët janë dyndur para dyerve të Bashkisë, duke krijuar radhë dhe kaos.
Qytetarët thonë se kanë zënë radhë që në orët e para të mëngjesit. Numri i aplikantëve në radhë, në ditën e fundit të aplikimeve, më 8 qershor, kishte kaluar 700.
?Në orën 5 të mëngjesit kemi ardhur, që kemi zënë radhën. Edhe ditë të tjera kemi ardhur. Letrat i kam dorëzuar dje, vetëm kam për të dorëzuar një vërtetim që s?kam banesë. Jetoj në Laprakë në shtëpi me qira prej 20 vitesh. Jemi pesë persona në familje?, shprehet një qytetar në radhë.
?Dje isha, edhe sot prapë. Dje nuk kishte kaq shumë njerëz, kurse sot miting i madh. Kam ardhur në 6 e gjysmë. Jetoj në Shkozë me qira, jemi tre veta në familje?, pohon një tjetër aplikante për kredi të butë.
Burime zyrtare nga Drejtoria e Shërbimit Social pranë Bashkisë së Tiranës bëjnë të ditur se vetëm brenda një dite, para mbylljes së aplikimeve, janë pranuar për t?u kaluar për shqyrtim, 435 kërkesa për kredi të butë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/fluksh-aplikimesh-per-kredite-e-buta-ne-tirane-mbi-1500-kerkesa/