http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pezullohet nga detyra sekretarja e përgjithshme e Ministrisë se Drejtësisë, Juliana Hoxha. Ministri teknik Gazmend Bardhi ka argumentuar ne urdhrin e tij se Hoxha është pjese e listave te kandidateve te Partisë Socialiste per zgjedhjet e 25 qershorit.Ministri i drejtësisë sqaron se ne datën 28 prill, Juliana Hoxha i ka kërkuar Departamentit te Administratës Publike, pezullimin e statusit te nëpunësit civil.Por me 6 qershor, Departamenti i Administratës Publike bëri të ditur se shkresa e zonjës Hoxha nuk kishte mbërritur asnjëherë ne ketë institucion.Sekretarja e përgjithshme e Ministrisë se Drejtësisë ka njoftuar dorëheqjen nga lista e kandidateve per deputet, kërkese qe nuk është miratuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve per shkak se kishin kaluar afatet, çka e bënin znj.Hoxha, zyrtarisht kandidate te PS, ne Tirane.Sipas ligjit nje kandidate per deputete nuk mund te jete njëkohësisht pjese e Administratës Shtetërore, e për pasoje ministri i drejtësisë e ka pezulluar atë nga detyra.Juliana Hoxha është zyrtarja më e lartë e administratës shtetërore që është pezulluar nga detyra për shkak të përfshirjes ne zgjedhjet e 25 qershorit.