Falsifikonin euro, zbulohet grupi kriminal - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-09 10

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pak ditë më parë tre persona ranë në prangat e policisë pasi falsifikonin kartëmonedha euro dhe i hidhnin në treg.Sipas specialistëve të sektorit kundër krimit ekonomik, Kliton Nanushi, Julian Mehmeti dhe Kleart Kalemi vepronin si familjarë dhe thyenin prerjet 50 të eurove kryesisht në farmaci të Tiranës.Pre e mashtrimeve të tyre ranë dhe biznese të tjera, ndërsa të arrestuarit merrnin dhe makina me qera dhe çdo pagesë e bënin me euro të falsifikuara.Hetuesit ende nuk kanë arritur të zbulojnë bazën e prodhimit të kartëmonedhave, ndërsa sipas tyre kemi të bëjmë me një falsifikim ekspertësh, kjo për shkak të ngjashmërisë së madhe mes prerjeve. Nga ana tjetër hetimi për të arrestuarit vazhdon, pasi dyshohet se ata janë pjesë edhe të një trafiku të qenieve njerëzore për qëllime prostitucioni.