Zëvendësministrja e Arsimit, Nora Malaj në një deklaratë për provimin e parë të Maturës Shtetërorë tha se në provimin e anglishtes kanë marrë pjesë 37 mijë maturantë.
Ajo garantoi se nuk ka pasur asnjë rrjedhje informacioni ndërsa deklaroi se 12 maturantë u kapën me celular gjatë provimit, 4 prej tyre në kryeqytet.
Ajo tha se provimi u monitorua nga përfaqësues të ministrisë ndërsa godina ku janë aktualisht testet ruhet 24 orë nga Policia e Shtetit.